Dita e pare për të dhënë në Serbi – A ja kemi arritur qëllimit?

A ju kujtohet një histori në lidhje me iniciativën për të filluar ditën e parë për të dhënë në Serbi?

Këtë verë , Forumi Filantropia Serbe zyrtarisht lansoi këtë iniciativë duke ftuar kompanitë dhe individët për të ndihmuar  Shoqatën ” Evoruka ” duke filluar me qendrën e parë gjithëpërfshirëse në ZemunPolje . Qendra është projektuar si hapësirë ​​e hapur në komunitet , ku për fëmijët me vështirësi në të mësuar do tu ofrohet ndihmë dhe ku njerëzit nga ZemunPolje mund të kalojnë kohë cilësore me fqinjët e tyre dhe fëmijët që kanë nevojë për mbështetje.

Nisma për të mbledhur fonde zgjati rreth tre muaj , dhe u përfundua me një aksion vullnetar të përbashkët për rregullimin e hapësirës ​​në qendrën gjithëperfshirëse , ku mbi 100 persona morën pjesë .

Mbi 8,000 € u dhuruan në mallra dhe shërbime . Banjot mbeten për t’u pajisur dhe fondet për tu ngritur për punën e programit të qendrës, në mënyrë që të hapet edhe zyrtarisht.

Veprimi u udhëhoq nga Fondacioni Trag, në emër të Forumit të Filantropisë Serbe, gjithashtu kontribut i veçantë erdhi nga Delta Fondacioni , Exing B & P , Henkel , Metro , CocaCola , Life design hotel, Telekom Serbia dhe shumë të tjerë. Kur kompanitë e mëdha bashkojnë forcat , këto lloj veprimesh mund të realizohen shumë shpejt dhe lehtë dhe për kënaqësinë e të gjithëve .

Marija Mitrović , menaxhere e programit për filantropi në Fondacionin Trag, foli rreth rëndësisë së organizimit Dita e parë Kombëtare për dhënie : duke iniciuar Ditën Nacionale për Dhënie me anëtare të Forumit Serb për Filantropi duke kërkuar të sigurojnë nxitje shtesë për zhvillimin e filantropisë dhe për të bashkuar forcat për mbështetje të një iniciative konkrete në Serbi. Ky veprim mundësoi atyre që të demonstrojnë një veprim për filantropinë e tyre, sepse në vetëm tre muaj ata arritën sukses në grumbullimin dhe dhurimin e materialeve të ndërtimit , pajisjeve dhe aparaturave të nevojshme për hapjen e qendrës lokale inclusive ” Mestosusreta ” në Zemun Polje .

Kjo është historia se si filloi Dita e Dhënies si dhe përvojat e asaj dite të përshkruara nga Ana Knezeviç , një nga themeluesit e Shoqatës dhe krijuesi i idesë për krijimin e qendrës gjithëpërfshirëse:

Për prindërit, e ardhmja e fëmijëve, përfshirja e tyre dhe pranimi në komunitet është shumë e rëndësishme . Shumë prej nesh kanë fëmijë që nuk kanë probleme shëndetësore , dhe të cilët ndonjëherë janë më të prekshëm dhe vullnetarë se sa që mendohet zakonisht. Ne gjithashtu kemi nevojë për siguri, mbështetje të pranimit, mirëkuptim, si dhe konfirmim se ne jemi duke bërë gjëra të mira për komunitetin . Fëmijët me aftësi të kufizuara nuk janë fëmijë të sëmurë , gjendja e tyre është e përhershme dhe lufta për ta mundur këtë sëmundje është e përhershme , kurse frika që ne hasim kurr nuk largohet.

Qendra për komunitet si qendralokale inkluziv e” Mestosusreta ” është e rëndësishme jo vetëm për shkak të arsyjeve të përmendura më sipër , por edhe për shkak se ne do të përdorim kreativitetin për të zhvilluar frymën e përfshirjes dhe të shkëmbejmë energjinë tonë të mirë . Është e rëndësishme për shkak se ne duam që të fuqizojmë njëri-tjetrin , që të bashkojmë komunitetin tonë .

Duke pasur parasysh vështirësitë e ndryshme për marrjen e përkrahjes financiare nga institucionet shtetërore , ekipi ynë vendosi për mbledhjen e fondeve në komunitetin lokal duke u lidhur me  sektorin e biznesit. Në mënyrë që të bëjm këtë , ne kemi kuptuar ne kemi nevojë per ide të zgjeruara, për të tërhequr vëmendjen se ajo që ne po bëjmë është e rëndësishme dhe se ne kemi nevojë për ndihmë.

Ne kemi bashkuar forcat me serbët e Forumit për Filantropi si dhe pas tre muajsh do të bëjmë mbledhjen e fondeve për zbukurimin e qendrës për ditën e dhënies që u organizua për herë të parë në Serbi , në oborrin e qendrës .

Iniciativa që dukej të jetë mision i pamundur arriti kulmin atë dië. Dita e Tetorit të bukur si dhe 100 njerëzve të vegjël dhe të mëdhenjë . Ne organizuam punëtori kreative , animacione , kërkim për thesarin , të mbjellura si dhe ngjyrosëm shtëpinë. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë koment të keq apo ndonjë medyshje tjetër. Megjithatë, me këtë rast kemi treguar të gjithëve se ne jemi këtu dhe ne duam që të jetojmë dhe të rritemi së bashku.

Ne mësuam se:

 – Ka njerëz në Serbi, të cilët duan të japin dhe do të ndihmojnë , vetëm se është shumë e rëndësishme që dikush filloj i pari.

– Individët nuk janë në dijeni se edhe kontributet e vogla ndihmojnë ( 1.000RSD ) mund të ndihmojnë shumë edhe pse ata mendojnë se vetëm të pasurit duhet të japin.

– Njerëzit lehtë vendosin të dhurojnë mallra pastaj edhe para.

– Njerëzit mendojnë se çështjet e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirja duhet të adresohen te shteti dhe kjo është dera jonë për të trokitur në ndihmesë të tyre.

– Këtu nuk ka rregulla , ndihma vjen kur ju nuk jeni duke pritur atë dhe jo gjithëherë vie nga ai/ajo që e keni pritur. Ju vetëm duhet të jeni këmbëngulës dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me nevojat tuaja .

Punët në shtëpi kurr nuk përfundojnë kështu që ne kemi shumë sfida përpara, me shumë organizmie pë komunitetin duke dhënë më shumë . Ne vazhdojmë për të ngritur fonde. Fëmijët tanë kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

Ju mund të jepni direct kontributin tuaj në llogarinë 205-168077-63 në Bankën Komerciale , me adresën e marrësit : Udruženjegrađana ” Evoruka “, Dobrovoljnihvatrogasaca 2 , Zemun

Aktivitetet tona mund të shihen në faqen tonë të internetit : www.evoruka.org si dhe në Facebook.

Ne falënderojmë Serbian Philanthropy Forum,Trag Foundation.

Gjithashtu falënderojmë Shoqatën ” Evoruka ” dhe Ana Knezeviç për sigurimin e informacionit në Ditën e Parë Kombëtare për Dhënie në Serbi

About author

client-photo-1

Vladica Jovanovic