Me mbi 1,000 raste të regjistruara të filantropisë, Kroacia udhëhoqi Ballkanin perëndimor për dhurime për vitin 2013

Raporti i vitit 2013 rreth gjendjes së filantropisë për Kroacinë i publikuar  sot nga Catalyst, regjistron 1,036 raste të filantropisë. Ky nivel i aktivitetit filantropik, bashkë me vlerën e  parashikuar  nga Catalyst për dhurimin e  përgjithshëm në Kroaci e cila arrin në 25.2 milion euro, e bën Kroacinë udhëheqëse për dhurim në rajonin e Ballkanit perëndimor. Organizatat jo-fitimprurëse ishin destinacioni kryesor i donacioneve nga individët, kompanitë dhe diaspora, të përcjellura nga individët dhe familjet si destinacion dytësor. Dhurimi korporativ (kompanitë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe fondacionet korporative) llogariten për rreth 46% të  vlerës së  dhurimit, kurse dhurimi nga individët dhe individët në masë llogaritet të jetë rreth 39%. Infografika e mëposhtme mundëson një pamje të dinamikave të dhurimit kroat gjatë vitit 2013:

Infographic - Croatia - thumbnail

 

Po ashtu, bashkë me infografikën mund të shkarkohet edhe raport I 2013-ës në formatin e plotë dhe në formatin e broshurës me fakte të shkurta.

About author

client-photo-1

Nathan Koeshall