Duke ndjerë ritmin e Filantropisë

Përreth botës, një prej mënyrave më të mira për organizimin e një eventi filantropik është përmes një koncerti bamirësie. Këto evente mund të jenë forma të mira për organizatat lokale që të bëhen së bashku dhe të lidhen me komunitetet e tyre. Ato gjithashtu mund të jenë fleksibile varësisht nga madhësia e organizatës suaj dhe ekipin tuaj të rritjes së fondeve. Këto evente mund të jenë radhiten prej stadiumit me audiencë prej mijërash në një ndejë intime në kafiteri.

Këto ditë, shumë organizata përdorin këtë formë të filantropisë, veçanërisht kur në raste të fatkeqësitë e mëdha, sikur rasti i tërmetit të vitit 2010 në Haiti ose së fundmi përhapja e Ebolas në vendet e Afrikës së Perëndimit. Gjithashtu, historia ka treguar për ngritjen e fondeve për çështje të ndryshme si Live Aid, viti 1985, ku ngriti fonde për shuarjen e urisë në Etiopi, ose AIDS Benefit Concert në vitin 1992 që mbështeti organizatat e AIDS dhe u mbajt në kujtim të Freddie Mercury, vokalistit të grupit Queen I cili ndërroi jetë nga sëmundja e AIDS gjatë po atij viti.

Megjithatë, inspirimi për këto koncerte bamirësie dhe ato më madhështoret e sotme erdhën nga koncerti humanitar I vitit 1971, i ashtuquajtur Koncerti I Bangladeshit. Ashtu si Graeme Thomson nga The Guardian shkruan, koncerti i parë bamirës sikur ato që ne i mendojmë sot u organizua në Madison Square Garden në New York, më pjesëmarrjen e Ravi Shankar, George Harrison, Bob Dylan, Eric Clapton, Leon Russell dhe Ringo Starr. Koncerti I Bangladeshit u organizua në përgjigjje të Ciklonit Bhora dhe luftës çlirimtare të vitit 1971 ndërmjet Bangladeshit (i ashtuquajtur Pakistani Lindor) dhe Pakistanit. Në një natë, Thomson tregon që janë mbledhur 243.000 $ dhe eventualisht u ngrit në 17 milion $ përmes mënyrave të ndryshme dhe mediave për punën e Unicefit përreth globit në programet që përdoren edhe tani.

Edhe pse Thomson diskuton më tej ndërlikueshmërinë e eventeve të tilla dhe efektet e të dhënurit dhe muzikës, është përkujtues i mirë që sikur çdo event tjetër për ngritje fondesh, planifikimi dhe ekzekutimi i tij duhet të jetë fuqimisht bindës në mënyrë që të ofrojë mbështetjen e duhur dhe të sigurojë që paratë po shkojnë në vendin e duhur. Të organizosh një event bamirësie vetëm që ti paguash artistët me 80 % të profitit nuk është një formë e mirë.

 

Pra këta shembuj të koncerteve humanitare janë ne shkallë më të lartë përmes artistëve të famshëm, por sa I përket filantropisë, mund të ndodh që këto evente të përshtaten me organizatën tuaj ose madhësinë e kauzës dhe me burimet që janë në dispozicion.

 

Shembujt lokal këtu në Ballkan tregojnë se si njerëzit janë kontribuues lidhur me idenë e koncertit humanitar kudo që ju punoni. Në Zadar, Kroaci, Ene Katarina Herceg, organizoi një koncert bamirës në korrikun e kaluar të mbështesë Strehimoren e të pastrehëve St. Vinko Paulski. Gjithashtu, këtë korrik, tenori spanjoll Jose Carreras u bashkua me Ana Rucner dhe sopranon Martina Zadro në një concert ne Arenën Pula. Të ardhurat nga eventi ju dhuruan një spitali të fëmijëve në Rijeka dhe Qendrës Ditore Rehabilituese Veruda që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta. Për fund, Mikser House nga Beogradi, Serbi zhvilloi një event ne ndihmë të refugjatëve, I quajtur Muzika kapërcen kufinjtë – Koncert humanitar për refugjatët në nevojë. Eventi paraqiti performancën me violinë nga Alba San Quirico dhe Elena Sánchez si dhe perfomanca me piano nga Nada Brkić dhe Slobodan Brkić.

Nëse jeni për të shfaqur Filantropinë tuaj dhe të planifikoni një koncert humanitar, atëherë mund të gjeni burime të shumta online se si të përgatisni gjithçka duke filluar nga faza e planifikimit e deri tek vet Eventi (Ngjarja). Allison Gaus, që shkruan për ueb-sajtin online për ngritje fondesh Classy madje jep këto katër udhëzime që mund t’I përdorni për organizimin e koncertit humanitar. Së pari, ajo rekomandon që të koncentroheni në tipin e performancës që dëshironi të shfaqet. A po planifikoni një koncert roku? Performancë repi? Diçka klasike? Ose dëshironi një shfaqje komedie? E gjithë kjo pra varet nga audienca që preferoni dhe sa “i madh” deshironi të jetë eventi. Gauss pastaj pyet për artistët që dëshironi të performojnë. Ajo shkruan, “Artistët me të cilët ju bashkëpunoni do të jenë elementi kyç I fushatës suaj të marketingut dhe ngritjes së fondeve”. Gauss për më shume propozon që artistët lokal janë zgjedhja më e mirë sepse ftojnë miq si dhe përmes efektit “snowball” sigurojnë një hapësirë të mirë dhe audiencë mbështetëse. Hapi I tretë rekomandon që të zgjedhë vendin dhe artistët që promovojnë eventin përmes llogarive të tyre personale. Ju dhe kauza juaj duhet gjithashtu t’i ftojë hisedarët, mirëpo duke i përfshirë artistët mund të jetë mënyrë e mirë për ju të takoni donatorë të ri dhe palë tjera të interesit. Së fundmi, Gauss rekomandon të këtë burime të shumta të ardhurash. Shitjen e ushqimit dhe pijeve (mundësisht të dhuruara nga dikush që mbulon shpenzimet) dhe artikuj tjerë. Koncertet humanitare mund të jenë të dobishme dhe argëtuese për mbledhjen e fondeve. Njerëzit mund të jenë edhe më bamirës në këto raste filantropike, në të cilat ata jo vetëm që paguajnë biletën por edhe e shijojnë koncertin.

A keni organizuar ndonjëherë koncert humanitar? Si ishte përvoja juaj? Do të dëshironim të dëgjonim tregimin tuaj? Ndjehuni të lirë të komentoni tregimin tuaj?

About author

client-photo-1

Alex Cooper