Kompanitë dhe grupet e individëve janë burimet primare të donacioneve në Bosnje dhe Hercegovinë për vitin 2013

Dhurimi nga kompanitë dhe grupet e individëve (individë në masë) llogaritet të jetë 78% e gjithë dhurimit në Bosnje dhe Hercegovinë për vitin 2013. Publikimi i sotëm nga Catalyst i  raportit vjetor rreth gjendjes së filantropisë 2013 në Bosnje dhe Hercegovinë bazohet në një analizë të 400 rasteve filantropike.

Quick Facts TN01 - BiH2013

 

Matja bazë e niveleve të aktivitetit filantropik ka mundësuar Catalyst të vlerësojë se rreth €5.9 milionë euro janë dhuruar nga kompanitë, individët dhe diaspora gjatë vitit 2013 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhurimi nga korporatat dhe individët në masë dominoi si në shumën e dhuruar, ashtu edhe në frekuencën e dhurimit.  Donatorët e korporatave dhuruan në  shuma  më të mëdha (42.4%) në krahasim me donatorët  individë  në masë (36.2%). Mirëpo, individët  në masë ishin më shpesh të asociuar me raste të dhurimit (40.1%) në krahasim me  donatorët e korporatave (31.8%).

Rreth 90% e të dhuruarit u destinua në tri lloje kryesore marrësish: institucione, individë, familje dhe organizata jo fitim-prurëse.

Tri grupet kryesore të përfituesve final përfshijnë fëmijët dhe të rriturit me probleme shëndetësore (24.6%), njerëzit në gjendje të dobët ekonomike (18.8%) dhe fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara (13.0%).

Klikoni në infografikën e mëposhtme për një pasqyrë të shkurtër të dinamikave të filantropisë vendore në Bosnje dhe Hercegovinë përgjatë vitit 2013.

Quick Facts TN02 - BiH2013

Po ashtu, bashkë me infografikën mund të shkarkohet edhe raporti i 2013-ës në formatin e plotë dhe në formatin e broshurës me fakte të shkurta.

About author

client-photo-1

Nathan Koeshall