Deshifrimi i Kodit të Filantropisë: Botimi për Serbinë!

Gjatë muajve të ardhshëm, ne do të publikojë disa raporte të reja për filantropinë në rajon. Si fillim, ky blog do ti kushtoj rëndësi raportit të publikuar së fundmi mbi filantropinë në Serbi.

Fokusi i punës sonë është përmbledhja e të gjithë aktiviteteve filantropike në rajon dhe raportet tona vjetore janë një burim i rëndësishëm për ata që kanë dhuruar, që dhurojnë dhe do të dhurojnë.

Tani, pa e humbur vëmendjen, le të fillojmë me analizën tonë!

Kemi mbledhur 3.000 dhënat individuale filantropike që lidhen me donacione nga donatorë të ndryshëm – më poshtë janë të ilustruar shembuj përmes të cilit ju shpjegojnë se çfarë i referohen këto të dhëna.

Ashtu si e kemi përmendur në Postimin e Catalyst:

Raporti vjetor për gjendjen e Filantropisë në Serbi 2015. Ky raport paraqet trendet e viteve 2014 dhe 2015, dhe tregon trendet pozitive të Filantropisë në vend. Kjo është evidente në donacionet e ngritura për të mirat publike, shumën e donacioneve, numrin e aksioneve, ne numrin e bashkëpunimeve midis koorporatave dhe sektorit të shoqërisë civile dhe në donacionet për programe strategjike afatgjata. (Për një përmbledhje të rezultateve të hulumtimeve, ju lutem shikoni inforgrafikën e Catalyst dhe faktet e listuara për Filantropi në Serbi 2015.

Në përgjithësi janë 3 trende të rëndësishme të nënvizohen nga ky raport. I pari është që një shumë e madhe prej 22 milion eurove u alokua për qëllime te ndryshme filantropike prej vitit 2014 – 2015. Në krahasim, ishin vetëm 154 shembuj në 2014-tën. Së treti, qytetarët kanë dhënë mesatarisht 3.14 Euro në 2015 në krahasim me 2.59 Euro në 2014-tën.

Duke analizuar të dhënat më shumë në burimin e donacioneve (Kush ka dhënë?), ne observuam që individët masiv (p.sh, kur një numër I madh individësh nuk identikohen nga emri, sikur në kampanjë për rritje fondesh ose diçka të tillë) janë grupi dominues i dhurimit. Kjo u theksua në 41.7% të rasteve të paraqitura. Sektori I koorporatave u radhit I dyti me 26.8% dhe I treti ishin Individët me 19.3% të rasteve.

Sidoqoftë, ashtu sikur e kemi theksuar në raport, vlera e dhurimit është paksa e ndryshme. Prej 22 Milion të dhuruara, 51.6 ishin nga Koorporatat, Individët dhuruan 16.4% dhe individët masiv 15.2 % nga shuma totale.

Aspekti final I raportit që do të doja ta kisha vëmendjen tuaj është ne tematikën ose fushat e donacioneve. 4 më të popullarizuarat (apo 78.1% e shembujve total të donacioneve) ishin kujdesi shëndetësor 32.6%, përkrahja e grupeve të margjinalizuara me 24.3%, zbutja e varfërisë 13.6%, dhe Edukimi 7.6% nga shembuj filantropik. Duhet të theksohet që përderisa grupet e margjinalizuara kanë mbetur në nivelin e njejtë të instancave, ka pasur një ulje të donacioneve në kujdes shëndetësor dhe zbutje të varfërisë, në anën tjetër ka pasur rritje të donacioneve në edukim.

Ju inkurajoj të shikoni raportin, që ka një përshkrim më të detajuar të fushës së Filantropisë në Serbi. Kryesisht, hulumtimi tenton të evidentojë që filantropia nuk është vetëm prezente por po fuqizohet më shumë në vend.

Prapë, ne do të paraqesim më shumë raporte në muajt e ardhshëm për të diskutuar fushën e filantropisë në vende të tjera të Ballkanit, kështu që qëndroni të kyçur në ueb-sajtin tonë dhe gjithashtu në blogu ku ne do të vazhdojmë të ndajmë storie dhe hulumtime për filantropinë në rajon.

Si gjithnjë, nëse keni storie të filantropisë që dëshironi të ndani me ne, mos hezitoni të dërgoni e-mail ose komentoni!

About author

client-photo-1

Alex Cooper