Filantropia korporative në Ballkan ka mbledhur hiq më pak se 500.000 Euro gjatë muajit Qershor!

Ndjejmë keqardhje për kohën e humbur gjatë verës, postimet për filantropinë janë kthyer prap duke i analizuar të dhënat publike për dhënjen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kemi kthyer fokusin tonë këtë javë (dhe gjatë dy javëve të ardhshme) për dhënjet në korporata gjatë muajit Qershor 2013. Filantropia korporative mori një shumëllojshmëri të formave gjatë muajit Qershor, duke përfshirë donacionet direkte me të holla, ofrimi i llojeve në të mira (jo-financiare) ose shërbime, punimi i përbashket me punonjësit e tyre për të arritur një qëllim të përbashkët, si dhe ofrimin e një platforme për klientët ose konsumatorët që të marrin pjesë gjithashtu në dhënie.

Duke njohur kufijtë e klientëve tanë aktual të grumbullimit të të dhënave, e cila është e fokusuar deri tani vetëm në atë që është raportuar në media gjatë shtatë shteteve, unë isha ende i befasuar këndshëm për të zbuluar se donacionet e parave nga sektori i biznesit arritën me një shumë prej 500.000 Euro gjatë muajit Qershorë. Është e rëndësishme të theksohet se ky numër nuk pasqyron një sasi të konsiderueshme të mallrave ose shërbimet që janë të ofruara nga kompanitë e ndryshme, por për të cilat një vlerë monetare nuk është përmendur në raportet e mediave.

Për më tepër, nga 108 rastet e korporatave që kanë dhënë që është raportuar nga mediat gjatë muajit Qershor, vetëm 29 (27%) kishin një vlerë monetare lidhur me të. Pra, ne mund të supozojmë sigurtë që mediat do të përmirësojnë raportimin e tyre mbi fondet aktuale lidhur me filantropinë korporative si dhe ne do të zgjerojmë përpjekjet tona për mbledhjen e të dhënave  që ne përfundim do të sjellin një shumë më të lartë mujore që lidhet me dhënien e korporatave.

Vendi poshtë në Tabelën e shteteve ofron statistika në numrin e rasteve për dhënje nga korporata të ndryshme, si dhe përhapjen e tregimeve të shkruara në lidhje me këto raste. Është interesante të theksohet kontrasti ndërmjet Shqipërisë, ku secila shkallë është raportuar vetëm nga një media, kurse në Maqedoni shkalla mesatare mblodhi hiq me pak se 10 tregime.

 Disa nga dallimet ndërmjet shteteve në tabelën e mësipërme mund të shpjegohen nga mënyra e dhënieve të raportuara në secilin vend, si dhe nivelin e rëndësisë që media jep për raportimin e tyre apo Filatropine në përgjithësi. Për shembull, ka pasur një numër të konsiderueshëm të shvlerësimeve për kontributet jo financiare të dhëna nga kompanitë e ndryshme në Bosnje, Mali të Zi dhe Serbi, të cilat pastaj rezultojnë në një vlerësim më të ulët për dhënien nga korporatat në krahasim me numrin e rasteve. Kjo duket më së shumti në Mal të Zi.

Javën e ardhshme, ne do të vazhdojmë me analiza nga shteti në shtetë që të sigurojmë disa nga pikat kryesore të dhënieve nga korporatat gjatë muajit Qershor. Pra, qëndroni me ne…

About author

client-photo-1

Nathan Koeshall