Portreti i një donatori: Nikola Koprivica, ai që jep duhet të jetë mirënjohës!

Vitin e kaluar, PP ka sjellë portretet e dy donatorëve të mëdhenje individuale nga jashtë rajonit tonë. Ne menduam se mund të jetë koha për të treguar se ka edhe donatorë të tillë identik në Ballkanin Perëndimor! Ky post është rreth Nikolla Koprivica, biznesmen dhe filantrop nga Mali i Zi, i cili në kujtim të babait të tij e ka themeluar  Fondacionin “Cano Koprivica” në Nikshiq të Malit të Zi.

Babai i tij, Stanislav-Cano Koprivica ishte i njohur gjerësisht në Malin e Zi për filantropi duke dhënë per bamiresi dhe është konsideruar si një nga filantropët më të mëdhenje malazezë. Edhe pas vdekjes së tij, i është dhënë çmimi Iskra  malazezë  për filantropinë individuale dhe për kontributin e shquar të jetës. Shpesh edhe janë cituar fjalët e tij si psh.: “nuk është e rëndësishme se sa të holla keni, çfarë është me e rëndësishme është që të dini se çfarë të bëni me to.”

Kjo është historia Nikola-së (djali i Stanislavit ):

Pse të japesh para për filantropi?

Për të dhënë është mënyra me e mire per me tregu edukaten se si ne jemi rritur në familjet tona, prandej kur rritem në atë mënyrë pasta jai gjest bëhet ne menyre reciproke, normale. Babai im ka ndihmuar shumë njerëz, gjithashtu  kompania  që ai kishte punuar  ka dhënë një shumë të holla për qëllime filantropike. Para se ai te vdes, ai më  ka treguar  dëshirën e tij për të krijuar një fondacion.

Pra, kur une kam zhvilluar biznesin tim, fillova të mendoj rreth  fondacionit. I kasha ne dore rreth 350,000 euro për ti dhene per këtë qëllim. Kur unë shkova në Nikshiq, atje ju kam kërkuar atyre se çfarë ata kanë nevojë? Dhe pas disa ideve, ata erdhën me iden për nje shkollë te lartë muzikore.  Gjithashtu ata vendosën  që të shtojnë edhe disa të holla shtese, ne kete menyre kjo ide ka filluar.

Kjo është edhe se si i kam rritur fëmijët e mi shkruan autori. Për shembull, fëmijët e mi tani janë kumbarë[1] për fëmijët në Afrikë – ata japin para për edukimin e fëmijëve te tjere. Këto nuk janë shuma gjera të mëdha – por ata japin paratë e tyre nga xhepi, ndonjehere gjithashtu edhe unë shtoj në donacionet e tyre. Ata gjithmon e ndjekin punën e fondacionit se si shkon. Unë mendoj se nëse dëshironi të ndihmoni të tjerët, (shoqërinë) është një nga gjërat më të rëndësishme që jeni mësuar në shtëpi dhe se ajo duhet të zhvillohet nga ditët e hershme te femijerise.

Pse të jap paratë nëpërmjet fondacionit dhe jo nëpërmjet organizatave të tjera?

Kam  vendosur për të krijuar një Fondacion sepse kjo më jep kontroll mbi dhënien dhe unë nuk jam i lidhur me donatorët e tjerë. Gjithashtu të gjitha  CSO/ Fondacionet  lokale japin para për projekte, kurse për mua është e rëndësishme për tu dhënë edhe individëve. Unë mendoj se një nga sfidat me të cilat përballet Mali i Zi  është: që të kenë më shumë burime njerëzore  të arsimuar  dhe se është vendi prandaj ketu dua të investojë.

Unë gjithmon dua të shoh rezultatin e qartë për dhëniet e mia dhe çfarë është arritur deri me tani.

Përmes punës së Fondacionit e kuptova se sa shumë ka CSO dhe disa me te vogla… kështu që është me mirë që fondacionet tjera si FAKT ekzistojnë edhe qe te mund ti mbështesin ato.

Cilat janë shkaqet e rëndësishme për ju?

Fushat që unë jam i interesuar janë arsimi, kultura, mjedisi etj

Por, një pjesë shumë me e rëndësishme e filozofisë sime është se ne kemi nevojë për tu dhënë mundësi të rinjve qe kane talent. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërtuar shkollën muzikore si dhe mbështetëm  disa persona të rinj me bursa, në mënyrë që ata të mund të studiojnë në Podgoricë. Unë e kam ne plan me kriju  çmimin Stanislav-Ćano Koprivica  për ndërmarrësit e rinj.

Kur ishin punet ne Fondacion duke u zhvilluar, une  kuptova më qartë se sa e rëndësishme është që Fondacioni te ndikojë në zhvillimin e fëmijëve dhe do të ofrojë mundësi për ta për të mësuar vlerat e duhura në fazat e hershme. Kjo është arsyeja pse Fondacioni investon më shumë në burime për edukimin e hershëm të fëmijëve.

Ndersa unë jap shume per shtetin e Malit të Zi, vlen te ceket se une ndihmojë edhe disa njerëz te tjere në Serbi. Unë jam rritë në Jugosllavi, kështu që unë nuk mund ti ndaj Malin e Zi me Serbinë.

Biznesi, paratë dhe mbeshtetja

Biznesi im është i ndarë plotësisht, prandaj unë nuk e praktikojë për të dhënë para përmes kompanisë sime. Kjo nuk është kompani e madhe  dhe kjo e reklamon veten në mënyra të tjera. Megjithatë, ajo që unë jam duke menduar në lidhje me kete është duhet filluar me një biznes tjeter që do të sjell fitimin e saj Fondacion.

Për mua personalisht, stimulimi i taksave nuk ndërlidhet asgjë  me këtë biznesi im është në një vend tjetër dhe unë nuk përfitojë nga stimulimi apo zbritja e taksave, duke i dhënë në Mal të Zi. Por, për disa njerëz kjo mund të jetë e rëndësishme.

Unë  e shoh që paratë janë si energji, ajo nuk duhet të qendroj ne një vend, mirepo duhet të jete ne lëvizje.

Çfarë mendoni për motivimin e të tjerëve për të dhënë?

Kur motivon njerëzit për të dhënë ka të  bëjë  për atmosferën dhe arsyen për të dhënë. Fondacioni ynë ka pasur takime të donatorëve dhe kemi ngritur rreth 60,000 euro për dy netë. Dhe kjo nuk kishte lidhje vetëm me njerëz të pasur, sepse ka pasur donacione tjera edhe me te vogla me vetem me 5 euro. Kjo ndodhi për shkak se shumë njerëz të cilët e kanë  dashur dhe e  kanë respektuar babanë tim ishin te pranishem ne menyre bamirese.

Dhe për fund …

Disa kohë më parë kam lexuar një histori Zen, për të cilin unë mendoj se është shumë e vërtetë dhe një pjesë e filozofisë sime është qe ne duhet te japim me teper. Ajo na tregon se ai që jep duhet të jetë mirënjohës për mundësinë që e ka per te dhënë.

Në vitin 2011. Nikola Koprivica ka marrë Çmimin Iskra Malazeze  si një individ i cili, përmes aktiviteteve të tilla filantropike ka kontribuar në komunitet dhe në zhvillimin e shoqërisë.

Fondacioni “Cano Koprivica” mbetet shumë aktive në Mal të Zi. Përveç kontributit të Nikola-së ndaj punës së tij, Fondacioni mbështetet edhe nga nje numer i madh i individëve dhe kompanive. Një nga projektet e tyre të fundit është Fondacioni që mbështeti krijimin e teatrit të kukullave për fëmijët në Nikshiq dhe shfaqja e saj e parë ishte KESULKUQJA(Red Riding Hood).

Gjithashtu  me përpjekjet e Fondacionit për të investuar më shumë në edukimin e hershëm te fëmijëve, në Janar 2013 Fondacioni mbështeti hapjen e shkollës së parë Montessori në Mal të Zi “Bell” për fëmijët të moshës  3 deri 6 vjet. Paralelisht, Fondacioni gjithashtu planifikon të mbështesë Qendrën Pedagogjike, ku mësimdhënës nga i gjithë Mali i Zi mund të vijnë për t’u trajnuar dhe certifikuar. Në përgjithësi, Fondacioni ka investuar afër 750, 000 EURO në projekte të ndryshme dhe programe në Mal të Zi.

Shumë faleminderit për Nikolla Koprivicen për gatishmërinë për të ndarë historinë e tij me neve. Nëse ju dëshironi të gjeni më shumë në lidhje me punën e Fondacionit të “Koprivica Cano” Fondacioni, ju lutem vizitoni http://www.nvfcanokoprivica.org

 


[1] World Vision program: Sponsor a Child

 

About author

client-photo-1

Aleksandra Vesic