Dita Kombëtare e Dhënies : a do të dëshironit ta provoni?

Vetëm disa javë më parë Serbian Philanthropy Forum (SPF) zyrtarisht filloi për herë të parë ndonjëherë në Serbi iniciativën e Ditës Kombëtare per dhënien. Ndërsa emri (dita kombëtare), sygjeron se kjo është vetëm një ditë e rëndomt, ku dhënia inkurajohet, SPF vendosi ti merr gjërat pak më ndryshe.

Ky post do t’ju tregojë më shumë rreth idesë dhe se si kjo ide do të implementohet, por gjithashtu do të shikojmë disa shembuj të ideve të njëjta ose të ngjashme nga shtetet dhe kontinentet e tjera, të cilat ju mundeni të gjeni si frymëzues! Kush e di, ndoshta një ditë ne do të shkruajmë rreth Dites së Dhënies në Ballkan.?

Pse dhe si SPF është duke e organizuar Ditën Kombëtare të Dhënies:

Ideja për Ditën Kombëtare  për dhënien në Serbi ka qenë për të nxitur individët, si dhe dhënien nëpër korporata në Sërbi,  kjo  ishte edhe ideja e promovimit të dhënies në kuptimin e saj më të gjërë – të gjithë janë të ftuar që të dhurojnë atë që munden:, të holla, materiale si dhe punë vullnetare.

SPF thotë se nuk ishte e lehtë për të vendosur se si idea duhet të realizohet. Duke filluar nga Ftesat për njerëzit / kompanitë që japin, si dhe si ti motivojmë ata? Anëtarët  e SPF duke u bazuar në përvojën e tyre të mëparshme – për ti ftuar njerëzit ose kompanitë që japin duhet edhe të përqendrohën se ku do te shkojn te hollat e tyre qe japin. Prandaj, ata vendosën që të pyesin njerëzit ne mënyra me konkrete rreth dhënies, në vend se vetëm ti japin te hollat e tyre për një qëllim si filantropia.

Hapi i ardhshëm ishte që të vendoset se për cfare kauze do të ishte me tërheqëse dhe më e kuptueshme, në mënyrë që idetë të diskutohen në detaje. Perfundimisht,  Shoqata Evo Ruka u përzgjodh, ideja e saj u zgjedh për themelimin e qendrës se parë gjithpërfshirëse në komunitetin e Zemun Polje ose Fushes se Zemunit. Kjo ide ishte më tërheqëse për shkak SPF Qendra është parashikuar si ‘vendtakim’ per fëmijët me aftësi të kufizuara ne të cilin ata do te kene përkrahje te nevojshme, ndërsa njerëzit nga Zemun Polje do të jenë në gjendje të kalojnë ca kohë të mirë me fqinjët e tyre, shokët dhe fëmijët ose ata që kanë nevojë për mbështetje.

Që nga themelimi i qendrës inkluzive nevojiten mjaft të holla, kshtu qe rreziku ka qenë I madh. A mjafton një ditë që të mblidhen këto të holla? Prandaj, SPF vendosi të nisë idenë dhe të bën thirrje për donacione që në fillim. Në këtë mënyrë, të gjitha paratë e mbledhura do të drejtohen menjëherë në qendrën inkluzive  dhe do  të ketë kohë të mjaftueshme për të mbledhur të gjitha paratë e nevojshme.

Dita aktuale e dhënies – e cila parashikohet të jetë në vjeshtë (fillimi i tetorit) duhet të jetë ‘kurora’ e veprimit të tërë ne pergjithësi. Kjo është planifikuar të jetë një ngjarje publike, promovimi I gjërë, në të cilën anëtarët e SPF do të jenë gjithashtu duke bërë disa punë vullnetare në Qendër. SPF janë të lumtur tëe raportojnë se donacionet e para  tashmë kanë filluar, nga Trag Foundation (former BCIF) (ish punonjes te BCIF, Delta Holding dhe Metro.

Çfarë ndodh në vende të tjera?

Si zakonisht, Amerika e Veriut – veçanërisht SHBA dhe Kanada të cilët veq se kanë filluar tashmë këtë. Ka disa iniciativa interesant dhe me vlerë në kërkim që kemi arritur të gjejm:

Dita Kombëtare e Filantropise (National Philanthropy Day), nisur nga Shoqata e Profesionistëve për Mbledhjen e Fondeve, imagjinohet dhe si dita që do të nderojë njerëzit që janë aktivë në fushën e filantropisë: “Në vitin 2012, më shumë se 125 komunitete dhe 50.000 njerëz në mbarë botën do të marrin pjesë në ngjarjet dhe festimet e NPD. Këto ngjarje përfshijnë ceremonitë solemne, festa, dreka, seminare dhe veprimtari të tjera të veçanta. Donatoret e vecantë, vullnetarët, korporatat, fondacionet, bizneset e vogla, të rinjtë në filantropi dhe të tjerët do të nderohen në NPD për njohjen e punëve te tyre në përmirësimin e komuniteteve dhe botën e tyre për çdo ditë. “

Ndërsa shumë komunitete, kryesisht në Amerikën e Veriut dhe Australi festojnë këtë ditë, Parlamenti Kanadez në fakt ka miratuar një projekt-ligj që do ta bëj këtë shtet si vendi i parë në botë që ka nderuar punën e organizatave bamirëse, donatorët, vullnetarët, korporatat dhe fondacionet duke njohur 15 Nentorin si Dita Kombëtare per Filantropi. Kanada te lumtë!

 #GivingTuesday™është ide ndoshta edhe më interesante dhe relativisht e re, qe filloi në vitin 2012. Kjo quhet Giving Tuesday qe ndjek te ashtuquajturën Black Friday (E premtja e zeze) si dhe Cyber Monday ​​ ditë e cila në SHBA shënon fillimin e sezonit të blerjeve per festa. Kjo imagjinohet si një lëvizje dhe një fushatë për të inkurajuar aktivitetet bamirëse per dhënie, dhe ideja prapa saj ishte: qe nëse njerëzit janë në humor për të shpenzuar paratë, përse ti mos inkurajojëm ata që të shpenzojnë per kauzë të mirë! Dita e parë # GivingTuesday ka pasur rezultate mbresëlënëse, e matur online: “Blackbaud ka pasur mbi 10 milionë dollarë donacione online me datën 11/27/12 – një rritje prej 53% në krahasim me ditën e Marte, qe ishte para nje viti per Diten e Falënderimeve. DonorPerfect regjistroi një rritje 46% të donacioneve online si dhe dhurata me nje mesatare prej 25% më shumë. Më teper se 50 milionë njerëz në mbarë botën kanë përhapur fjalën në lidhje me GivingTuesday – që rezultoi me një trend në Twitter.

Ja se si u zhvillua e tëra:

Së fundi, Evropa ka mbetur pak mbrapa, por me hapa të vogël është duke u përpjekur për të arritur shtetet e Amerikes: është një iniciative e re pan-Evropian për të filluar Dita Kombëtare te Filantropise në secilin prej vendeve Europiane më datën 1 Tetor. Në disa vende kjo datë festohet si dita e Fondacioneve dhe në disa tjera si dita Filantropisë. Rrjeti Evropian i fondacioneve  Dafne Network (Rrjeti Dafne) është duke kordinuar përpjekjet për të bërë këtë më shumë se sa në ditë kombëtare, ta bëjnë këtë një ditë kur ne festojmë filantropinë në të gjithë Evropën.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim ditën e parë kombëtare te dhënies në Serbi – gjithashtu të raportojmë për rezultatet, por në ndërkohë, na tregoni nëse ju dini shembuj të ngjashem në vendin tuaj (ose në botë) që mund të shkruajm dhe pse jo te frymezojmë njeri tjetrin!

Gjithashtu mendoni per dhurimin – nëse jo per Fushën e  Zemunit at’here per diçka tjetër – festoni ditën tuaj te dhurimit,  derisa kjo festë te vijë edhe në vendin tuaj!

Falenderime të shumta për Serbian Philanthropy Forum si dhe Trag Foundation (që administron SPF) që siguron informacione për ditën e parë Kombëtare në Serbi!

 

About author

client-photo-1

Aleksandra Vesic