Pikat kryesore në Filantropinë korporative gjatë muajit Qershor

Postimi i javës së kaluar për filantropinë korporative për muajin qershor ngjalli shumë interes tek ju, kryesisht për shkak të vlerës së lartë që ishim në gjendje të përshkruajmë për këtë formë të filantropisë … një matje që mendojmë se nuk është bërë kurr më parë.

Këtë javë, ne kemi kërkuar që të gërmojm pak më thellë dhe të japim disa shembuj të formave të ndryshme të filantropisë nga sektori privat që është angazhuar gjatë muajit qershor. Në munges te një formati më të mirë për prezantim, rrini me neve pasi qe ne do t’ju dërgojmë në shtete te ndryshme:

Shqipëri

Një grup i paidentifikuar i bizneseve të vogla dhe individëve nga diaspora e Shqipërisë në Itali dhuroi pajisje pastrimi, si dhe një numër të fidaneve pemë, në mënyrë që të mbështesë një grup të të rinjëve vullnetarë për pastrimin e një liqeni artificial. Vlera e përgjithshme e donacionit ishte afro 5.000 euro.

 

Bosnja dhe Hercegovina

Arsimimi dhe mirëqenia e nxënësve ishte e lartë në axhendën e sektorit privat në Bosnje.

• Nova Banka (Banka e re) nga Banja Luka ka bërë donacione në të holla që arrin shumën prej 4.000 euro për një kopësht fëmijesh, një jetimore si dhe një qendër zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Përveç kësaj, Nova Banka (Banka e re) dhuroi nga një kompjuter për secilën shkollë fillore në Banja Llukë – numri dhe vlera e të cilave është i panjohur.

•Bylmeti Meggle bëri një donacion të konsiderueshëm, qumësht dhe produkte të tjera të qumështit në 73 kopshte publike nëpër BiH.

• Raiffeisen Bank së bashku me Fondacionin Western Union ka vazhduar projektin Knjigom na knjigu (Libër në Libër), në bashkëpunim me Hilfswerk Austri si dhe ka dhuruar 20.000 dollarë (15.350 euro) me vlerë të librave, projektorë, laptopë si dhe pajisje të tjera në 12 shkolla fillore në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën.

• Farmacia Roche bëri një përpjekje të koncentruar në një shkollë fillore, për pajisjet e plota të një klase të veçantë,për blerjen e librave , kompjuterave për bibliotekën e shkollës fillore si dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për studentët. Vlera monetare per këtë ndihmë nuk dihet.

• Rrjeti Nokia Siemens ka dhuruar një sasi të panjohur të pajisjeve të rrjeteve për IT në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Sarajevë.

Financimi i kujdesit mjekësor individual si dhe mbështetja institucionale për objektet publike mjekësore ishte një prioritet i dytë për kompanitë e BiH-së gjatë muajit qershor:

• Rezultatet e një promovimi të suksesshëm dymujorë në mes të Konzum dhe Pampers janë dhënë me 10.000 KM të dhuruara – 1 KM për çdo paketë e Pampers që është shitur – për rrjetin e hapur (OJQ Otvorena Mreza) për të financuar trajtime më të shtrenjta mjekësore për njerëzit në nevojë.

• Në një shembull i madh i veprimit të bashkësisë lokale, ku qytetarët dhe bizneset në Grude, Bosnje dhe Hercegovine erdhën së bashku për të ndihmuar familjen e një 3 vjeçareje Ana Glavas siguruan atë me kujdes te nevojshëm mjekësor dhe jetesë më të mirë. Një festë e vogël si dhe një ndeshje e grave në hendboll te organizuar nga sponsori lokale Autoherc rezultoi në më shumë se 11.000 KM të dhuruara nga 15 bizneset vendore dhe më shumë se 600 qytetarë. Autoherc gjithashtu dhuroi një automjet të ri për prindërit e Anas.

• Donacione tjera në të holla për institucionet publike shëndetësore deri në 50.000 KM të dhuruara nga fabrika e çimentos Kakanj për klinikën lokale shëndetësore, si dhe 6,500 KM të dhuruara nga Nova Banka për qendrën e shëndetësis në Modrica, dhe 6,000 km të dhuruara nga kompania e produkteve të letrës Violeta për klinikën UCC Tuzla për fëmijët e sëmurë. Fondet në çdo rast janë duke u përdorur për të blerë pajisje të reja apo për konsum.

• Fabrika e këpucëve Bema dhuroi 300 pale sandale për Qendrën Klinike të Banja Llukës.

Gjithashtu e vini re në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë muajit qershor:

• Dmdrogerie market ka filluar fushaten per fëmijët (Djeca sunca) apo (Fëmijët e diellit), ku nga 1 km në çdo blerje prej 25 km në dyqanet e tyre gjatë periudhës një mujore ku ndahen për arsim si dhe për fushatën e ndërgjegjes për mbrojtjen e lëkurës kundër diellit.

• Kompania për prodhimet e mishit OVAKO njoftoi një thirrje për aplikime nga organizatat vendore të cilat do të jenë të aftë për shpërndarjen e 30.000 kilogramëve mish për individët nevojtarë gjatë Ramazanit.

 

Kroacia

Fondacioni American Express, në bashkëpunim me Bankën PBZ, dhuroi 75.000 dollarë nëpërmjet Dashurisë në Veprim (Ljubav na Djelu) Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje malinje. Donacioni u përdorur për të hapur një tavolinë si ndihmes për Spitalin e Fëmijëve në Zagreb për familjet e prekura nga sëmundjet malinje.

Dy bizneset e vogla, Rijeka Taxi Lux si dhe Udhëtimi nëpër Evropë, secili njoftoi fillimin e një fushate për të ndihmuar me trajtime mjekësore të dy individëve. Shoferët e taksive do t’i dhurohen një pjesë të vogël fare nga çdo udhëtim, ndërsa agjencia e udhëtimit njoftoi organizimin e një dalje në det me anije, ku fitimet do të dhurohen.

Lidl Hrvatska dhuroi 100,000 Kuna (13.250 euro) me vlerë e këpucëve, veshjeve si dhe lodrave për Caritas-in, të cilët më pas kanë përgatitur pakot dhe ua ndanin 1.500 familjeve që ishin në rrethana të vështira ekonomike.

Telekomi Kroat ka lansuar programin e saj diellorë Sunflowers ku dhuroi rreth 400,000 kuna (53,000 euro) me vlerë të paneleve diellore për 10 shkolla ​​fillore.

INA Petrol Company dhuroi 10.000 kuna (1325 euro) për bibliotekën Popovača.

Konzum hapi një tjetër shesh lojërash për fëmijët,  në Karlovac, si menyrë që fëmijët të kthehen ne sheshin e lodrave (Vratimo djecu na igrališta) .

 

Ndërsa jemi duke u munduar për ti nxjerr në pah pikat kryesore të formave që Filantropia korporative ka marr në ballkan gjatë muajit qershor, ne mund të kemi gabuar në dhënien e këtyre informacioneve të gjata. Ne do të punojmë që të përmirësojmë qasjen tonë në informacione të ndryshme e sidomos per trendin e fundit për Filantropinë në sektrorin privat.

Javën e ardhshme, shikoni në raundin final apo te fundit mbi filantropinë korporative për muajin Korrik, duke përfshirë edhe pikat tjera nga Maqedonia, Mali i Zi, Kosova si dhe Serbia.

About author

client-photo-1

Nathan Koeshall